Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Babai i 15-vjeçares së përdhunuar: Ma ngacmonte vajzën që në klasën e 6, i jepte karamele

Dëshmi të tjera tronditëse vijnë nga përdhunimi i 15-vjeçares nga roja e shkollës në Tiranë. Këtë herë është prononcuar për mediat babai i të miturës, i cili ka treguar se vajza e tij kishte kohë që ngacmohej nga Abaz Doku.

“Me historinë e abuzimit me fëmijën tim jam njohur 6 muaj më parë nga fqinjët pasi nisën të qarkullojnë videot. Ndërsa vajzën time ai e ka ngacmuar që kur ka qënë në klasën e 6-të. I hidhte fjalë. Kam shkuar kam folur me bashkëshorten e Abazit dhe me djalin. U kam thënë më ngacmon vajzën po ata thoshin është e vogël. E shihja dhe vetë që i jepte karamele dhe fërshëllente poshtë shtëpisë.”

Sipas babait, 65-vjeçari nisi të shpërndante videon intime për të treguar burrërinë karshi tij, pasi ky i fundit mori vesh se kishte abuzuar me vajzën. Djali i Abaz Dokut pranoi se babai i tij është fajtor për ngjarjen.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet