Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Ambasadoret zbarkojne ne zyren e Bashes, presion per reformen zgjedhore

Ambasadorët e huaj ne Tirane janë vënë në lëvizje për të detyruar palët të mbyllin reformën zgjedhore, siç kanë premtuar.

Pas reagimeve lidhur me deshtimin e diskutimeve edhe të dielën, ambasadorët e SHBA-BE dhe të Britanisë së Madhe do të ngjisin shkallët e selisë blu këtë të hënë në orën 15.00.

Ata do të takojnë kryedemokratin Lulzim Basha dhe mësohet se fokusi do të jetë tek reforma zgjedhore. Ndërkohë, ambasadori britanik, Duncan Norman reagoi edhe në “Twitter”.

“Këshilli Politik u krijua për të sjellë në Shqipëri një Reformë Zgjedhore gjithëpërfshirëse në përputhje me kërkesat e ODIHR-it. Sot është dita për ta vënë popullin e Shqipërisë të parin dhe për të gjetur dakordësinë e nevojshme për të çuar vendin përpara”, thotë ambasadori britanik.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet