Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Alarm në kadastrën e Durrësit, familjarët e specialistes konfirmohen me koronavirus

Konfirmohen pozitivë me koronavirus familjarët e një punonjëseje në kadastrën e Durrësit.

Kadastra e Durrësit është alarmuar pasi familjarët e specialistes së sportelit, vjehrra dhe vjehrri i saj, kanë rezultuar me Covid-19, kurse ajo negative dhe është vetëkarantinuar.

Pas marrjes së informacionit, ambienti është dezinfektuar dhe punonjësit janë rikthyer në punë normalisht.

Kontaktet e saj, kanë qenë me të gjithë specialistët e tjerë të institucionit por edhe me qytetarë. Ndërkohë në kadastrën e Durrësit nuk ka asnjë masë siguruese ndaj Covid dhe të gjithë anëtarët e këtij institucioni po presin udhëzimet nga Ministria e Shëndetësisë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet