Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Aksioni i opozitës, Biberaj pranon dy gabimet e PD-së: Ka ardhur momenti për aksione konkrete

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Aleksandër Biberaj i ftuar në emisionin “Pasdite me Xhaxhiun”, deklaroi se djegia e mandateve dhe mosfutja në zgjedhjet loklae në vitin 2019 ishin dy lëvizje të gabuara, pasi sipas tij qeverisja e Ramës nuk reagoi.

Biberaj thkesoi se protestat e tyre duhet të ishin radikalizuar dhe të përmbylleshin me rrëzimin e kësaj qeverisje, ndërkohë që shtoi se do të vijë momenti që qytetarët Ramën do ta tërheqin zvarrë.

Po ashtu Biberaj tha se ka ardhur momenti për aksione konkrete dhe se nuk mund të vijohet me me qarje, por duhen protesta.

“Natyrisht duke e nisur me djegien e madndateve dhe me bojkotimin e zgjedhjeve lokale, mendojmë se sot se të dyja ishin lëvizje të gabuara dhe qeverisja nuk reagoi dhe i gjithë pushteti shkoi tek Rilindja, ndërkohë që situata në Shqipëri vijon të përkeqësohet.
Problemi është se ju përmendët dhe Bashën dhe Berishën, janë dy modele të ndryshme. Me protestat arritëm një masivitet, gabimi ynë është se përdorëm tullumbace dhe lule, kjo klimë banditësh nuk mund të përmbyset me protesta të këtij modeli. Shikoni çfarë po ndodhe në SHBA. Nëse përballë kemi një polici të inkriminuar dhe një administratë publike të korruputuar çfarë duhet të bësh, duhet të protestosh.

Kemi pasur protesta të jashtëzakonshme, protesta duhet të shoqëroheshim me rrëzimin e qeverisë. Më thoni çfarë regjimi ka ikur me dëshirë?! Do të vijë momenti, që këtë do ta tërheqin zvarrë dhe ta rrëzojnë dhe do ta largojnë nga Shqipëria. E keqja ka shkuar në ekstremet të veta. Mos të harrojmë se në protesta tona kanë ardhur dhe të majtë dhe të djathtë. Protesta duhet të rrëzonin qeverinë.

Kjo për zotin Basha është eksperienca e parë në opozitë. Unë e shoh me një ekip shumë të mirë. PD bashkë me aleatët do të ketë një qeverisje komplet ndryshe nga modeli i Ramës. Për hir të vëtrtetës mendoj se jemi të gatshëm që po të futemi nesër në zgjedhje ne do të fitojmë. Ka ardhur momenti për aksione konkrete, nuk mund të vazhdohet vetëm me qarje. “- tha Biberaj.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet