Vrau vëllain e të dashurës, digjet shtëpia e të afërmit të Manol Rrapajt

Aktualitet
Vrau vëllain e të dashurës, digjet shtëpia e të

Flaket e zjarrit shkrumbuan një banesë në fshatin Kuqar të Patosit është djegur. Banesa eshte e shtetasit Irfan Rrapaj ku ai jeton me bashkëshorten mori flakë në rrethana të paqarta rreth orës 4.30 të mëngjesit.

Nga zjarri janë shkrumbuar tërësisht një magazinë, një makinë dhe disa shpendë. Irfan Rrapaj është i afërm i familjes së Manol Rrapajt, vrarë në dhjetor të vitit të shkuar nga vëllai i të dashurës Martin Skëndaj.

Të afërm të Irfan Rrapaj thonë se zjarri i së dielës nuk ka lidhje më ngjarjen. “Në ishim në gjumë kur plasi makina, dëgjuam zhurmën dhe dolëm pamë cfarë ishte. Kemi patur debate por gjithkush shikon hesapin e tij. Nuk besojmë që të ketë lidhje”, thotë kunata e Irfanit që iu dogj shtëpia.

Policia e Fierit ka nisur një hetim për ngjarjen. 5 muaj më parë në këtë fshat u dogj dhe banesa e Martin Skëndaj, autor i vrasjes së Manol Rrapaj dhe Elis Kapaj.

Ngjarja ndodhi në poliklinikën e Patosit ku Skëndaj gardian burgu vrau me armën e shërbimit të dashurin e motrës dhe shokun e tij ben me dije abc news.

ME TE LEXUARAT