Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Tym i zi nga reforma zgjedhore, nuk ka marreveshje PD-PS, shtyhet afati pertej 31 majit

Deshton reforma zgjedhore. PD dhe PS nuk kane arritur kompromis mes tyre edhe ne tejkalim te afatit qe ishte vendosur per realizimin e paketes me 31 maj.

Ne keto kushte, Keshilli Politik dukets e do te vazhdoje negociatat per nje marreveshje pertej 31 majit.

“Ofruam konsensus për çështjet e rëndësishme. PS nuk ishte gati. Opozita nuk heq dorë nga garancitë për votën e qytetarëve shqiptarë dhe për një process zgjedhor që krijon legjitimitet për të gjithë aktorë,t. Do të vijojmë punën për konsensusin dhe presim nga PS të jetë gati

Nuk është cështje pazaresh. Bëhet fjalë për votën. Identifikimi biometrik është esenciale. Kjo do të thoshte rritje të garancive dhe jo rënie të garancive minimale, të dominuar nga votimet moniste të 30 qershorit kur gjithcka numërohej vetë.

Pra të ketë një numërim, votim, nxjerrje rezultati që e bën të gjithin vetë. Jeni dëshmitarë për këtë”- tha Bylykbashi, perfaqesues i PD.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet