Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Sot mbledhja e fundit para afatit ’31 maj’, marrëveshja në Këshillin Politik ndahet nga 3 ‘pikat e nxehta’

Sot në orën 17:00 Këshilli Politik mblidhet për herë të fundit para përfundimit të afatit 31 maj të dakordësuar mes palëve për përfundimin e Reformës Zgjedhore.

Tre pika janë barrierat që po ndajnë palët nga marrëveshja, depolitizimi i administratës, teknologjia në zgjedhje si dhe ndryshimi i sistemit zgjedhor.

Për dy të parat ka një përplasje mazhorancë- opozitë, kurse për sistemin më shumë ngulmon Rudina Hajdari e opozitës parlamentare.

Prej më shumë se dy ditësh mbledhjet e Këshillit Politik nuk kanë pasur fryte teksa pritet të shihet sot kur kanë mbetur edhe pak orë nga përfundimi i afatit.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet