Rama publikon pamjet e Operas: Dallimi i madh mes dy botëve që u përplasën për Teatrin e Ri Kombëtar

Politikë
Rama publikon pamjet e Operas: Dallimi i madh mes dy botëve që u

“Teatri i Operas e Baletit të Shqipërisë që ka nxjerrë yje me famë botërore, sot ka hyrë në Europë me hapësirën e kushtet e reja dhe skena me sallën e saj nuk është më një vrimë e ftohtë për artistët dhe publikun, po një vatër kënaqësie për krijuesit dhe dashamirët e atij teatri”.

Kështu u shpreh sot Kryeministri Edi Rama, ndërsa ndau pamje nga transformimi i Teatrit të Operas e Baletit.

“Mirëmëngjes me këtë provë shembullore të vizionit e ambicies sonë për institucionet kombëtare të artit e të kulturës në Shqipërinë e shekullit XXI, ku shihet fare qartë edhe dallimi i madh mes dy botëve që u përplasën për Teatrin e Ri Kombëtar”, tha ai.

Kryeministri siguroi se nesër, do të hyjë po kështu në Europë me hijeshi e dinjitet, edhe Teatri Kombëtar i Shqipërisë, që gjatë tërë jetës së vet nuk ka pasur dot një të ftuar për shkak të kushteve prej hauri kafshësh, ku dhanë shpirt të mëdhenjtë e skenës shqiptare dhe ku publiku s’e pati kurrë dot, dinjitetin e konsumatorit të ushqimit shpirtëror.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/894901727682229/?t=4

ME TE LEXUARAT