Përfshihet nga flakët banesa në Patos, digjet depoja me sendet e punës dhe makina

Aktualitet
Përfshihet nga flakët banesa në Patos, digjet depoja me sendet e

Përfshihet nga flakët në orën 4:30 të mëngjesit të kësaj të diele një banesë në fshatin Kuqar të bashkisë Patos. Zjarri ka rënë në banesën e zotit Irfan Rapaj ku fatmirësisht ka pasur vetëm dëme të shumta materiale.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Janë shkrumbuar totalisht një makinë dhe magazina me dru dhe pajisje shtëpiake dhe shpendët pula dhe zogj. Në vendngjarje kanë shkuar zjarrfikësja e Patosit, Fierit dhe Albpetrol por edhe policia e cila po heton për zbardhjen e shkaqeve.

Informacion paraprak

Sot rreth orës 04:30, në fshatin Kuqar, Patos, pranë banesës së shtetasit I. Rr., ka rënë zjarr dhe është djegur depoja ku mbante sende pune shtëpiake dhe makina e tij.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje dhe shkakun e rënies së zjarrit.

ME TE LEXUARAT