Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Nuk bëjmë pazare me votat, Vasili: Pa identifikim biometrik nuk ecet tek pikat e tjera

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili deklaroi pas mbledhjes se keshillit politik se opozita nuk do jepte asgjë në këmbim të identifikimit biometrik duke lënë të kuptohet se ajo është pika kryesore që do në Reformën Zgjedhore.

Vasili theksoi se PS pret që të dalë nga gjumi Rama për të dhënë vendimet ndërkohë thotë se identifikimi biometrik është çështja esenciale për të shkuar edhe tek të tjerat por që kundërshtohet pikërisht nga mazhoranca.

“Nuk është çështje pazaresh. Bëhet fjalë për votën. Identifikimi biometric është esenciale. Kjo do të thoshte rritje të garancive dhe jo rënie të garancive minimale, të dominuar nga votimet moniste të 30 qershorit kur gjithçka numërohej vetë.

Pra të ketë një numërim, votim, nxjerrje rezultati që e bën të gjithin vetë. Jeni dëshmitarë për këtë.

PS po pret të dalë nga gjumi parizien. Shkaktari i vetëm.

Në rast se pranuam që të ecim drejt një depolitizimi të komisioneve të administrimit zgjedhor, mund të hidhej në këmbim të identifikimit biometric, pa një garanci të tillë s’mund të ecet në elemetë të tjera.”- tha Vasili.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet