Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Ndarja nga jeta e mjeshtrit Qerim Sula, Meta: Këngët e tij do të kumbojnë përjetë në zemrat tona

Për vdekjen e mjeshtrit të këngës dibrane, Qerim Sula ka reaguar edhe presidenti Ilir Meta duke e konsideruar një lajm trishtues për të gjithë vendin.

Ai është shprehur se ai është një prej zërave më të spikatur të muzikës popullore shqiptare dhe se këngët e tij do të kumbojnë përjetë në zemrat tona, si frymëzim për mbrojtjen e lirisë dhe sovranitetit të Atdheut.

“Ndarja nga jeta e rapsodit të shquar dibran dhe njërit prej zërave të spikatur të muzikës popullore shqiptare, Qerim Sula është një lajm trishtues.

Këngët epike për trimërinë e dibranëve dhe hymnet e krenarisë kombëtare të intepretuara mjeshtërisht prej Tij do kumbojnë përjetë në zemrat tona, si frymëzim për mbrojtjen e lirisë dhe sovranitetit të Atdheut. Ngushëllime familjes Sula, artdashësve dhe të gjithë komunitetit dibran! Lamtumirë Mjeshtër!’, tha Meta.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet