Kapet me armë zjarri pa leje dhe lëndë narkotike, arrestohet 28-vjeçari në Durrës

Aktualitet
Kapet me armë zjarri pa leje dhe lëndë narkotike, arrestohet

Qarkullonte me armë zjarri dhe mbante me vete dhe lëndë narkotike, kapet dhe arrestohet në flagrancë një 28-vjeçar me precedent të mëparshëm penal.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë zjarri me vete dhe si rezultat i kontrolleve të ushtruara në qytet për rritjen e parametrave të sigurisë, arrestuan në flagrancë shtetasin K. B., 28 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës kanë ndaluar për kontroll në afërsi të muzeumit, mjetin tip “Mercedes Benz”, me drejtues shtetasin K. B. Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi shërbimet e Policisë i kanë gjetur në brez një armë zjarri pistoletë “TT”, me një karikator me fishekë, si dhe një sasi pres 17.5 gr lëndë narkotike e llojit marijuanë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi me burgim deri në 7 vjet.

ME TE LEXUARAT