Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Endri Fuga pranon fluturimin e Rames ne Paris me avionin e “Air Albania”

Këshilltari mediatik i kreut te qeverisë, Endri Fuga reagoi pas akuzave të demokratëve për një udhëtim të kryeministrit Edi Rama në Paris këtë fundjavë.

Fuga sqaroi se udhëtimi është kryer për arsye pune, ndërsa nuk la pa thumbuar kundërshtarët politikë.

“E turpshme akuza për udhëtimin 24 orësh të KM në Paris me avionin, që siç e kemi sqaruar publikisht, përdoret veç për arsye pune, bazuar në një marrëveshje të posaçme me AIR ALBANIA pa qëllim fitimi.

Ata që akuzojnë mesa duket vetëm këto që shpifin për ne kanë bërë kur qeverisnin!”

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi akuzoi Edi Ramën se ka përdorur “Air Albanian” si charter personal për të udhëtuar në Paris pa lajmëruar.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet