Atentati në Kurbin: Dy të vrarë dhe një i plagosur. Ja kush ishte shënjestra

Dy persona mbetën të vdekur nga një atentat mbrëmjen e djeshme (30 maj) në Kurbin. Nga të shtënat me armë zjarri humbën jetën shtetasit Bujar Lika 37 vjeç dhe Paulin Gjergji 53 vjeç..
Ky i fundit i cili mendohet të jetë dhe shënjestra e atentatit, ndërroi jetë mëngjesin e sotëm në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Ndërkohë i plagosur ka mbetur 21 vjeçari Kreshnik Tusha i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën po në Spitalin e Traumës. Ngjarja ndodhi pranë një hoteli në autostradën Mamurras-Lezhë, në fshatin Gjormë,
"Më datë 30.05.2020, rreth orës 22:17, në autostradën Mamurras-Lezhë, në fshatin Gjormë, Kurbin, në ambjentin e jashtëm të një hoteli, në rrethana ende të paqarta ka mbetur i vrarë me armë zjarri shtetasi B.H.,37 vjeç dhe janë plagosur shtetasit P.Gj.,53 vjeç dhe K.T., 21 vjeç, të cilët janë transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë" informoi policia rreth një orë pas krimit.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Komisatiatit të Policisë Kurbin dhe të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë.
Dy grupe FNSH - Për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve menjëherë është ngritur një grup i posaçëm hetimor me specialistë nga Drejtoria për Krimet e Rënda në Departamentin e Policisë Kriminale, specialistë të DVP Lezhë dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gyqësor Kurbin, vijon puna për administrimin e çdo provë të vlefshme që do ti shërbejë zbardhjes së ngjarjes.
Në ndihmë të Policisë lokale kanë shkuar edhe dy grupe të FNSH-së Shkodër dhe vijon krehja e zonës dhe shoqërimi i personave që mund të kenë dijeni për ngjarjen.