Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

U mbyt në lumin Buna, gjendet trupi i pajetë i shtetasit te huaj

Gjendet trupi i pajete i shtetasit maroken qe u mbyt në lumin Buna, në Shkodër.

Burime për “Panorama” bëjnë me dije se polumbaret nisen ne oret e drekes te dites se sotme kerkimet ne fshatin Darragjat dhe kane arritur ta gjejne trupin e te riut.

Marokeni u mbyt në fshatin Darragjat, të njësisë Dajç. Mësohet se shtetasi kishte edhe dokumente franceze, por ende nuk dihet se si ka ndodhur ngjarja e rëndë.

Ne reagimin e saj pas ngjarjes se rende, policia e Shkodres, beri me dije se viktima eshte shtetasi R. M. 35 vjeç.

“Me datë 29.05.2020, rreth orës 15.40 është marrë njoftim se në fshatin Darragjat, Shkodër, dyshohet se aksidentalisht është mbytur në Lumin Buna, shtetasi R. M. 35 vjeç, nga Maroku.

Në vendngjarje janë shërbimet e Policisë të cilat po bëjnë kërkime sëbashku me banorët e zonës për gjetjen dhe nxjerrjen e trupit nga lumi Buna”, njoftoi policia.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet