Rashica le pas Xhaken e Shaqirin, futbollisti me i vlefshem shqiptar

Sport
Rashica le pas Xhaken e Shaqirin, futbollisti me i vlefshem shqiptar

Talenti i Werder Bremenit, Milot Rashica, është vlerësuar nga Transfermarkt si lojtari me vlerën më të madhe nga lojtarët e Kosovës, Shqipërisë, si dhe lojtarët e Kombëtareve të tjera që kanë prejardhje shqiptare.

Që prej vitit 2015 kur doli nga Kosova në Evropë për të luajtur futboll, vlera e Milot Rashicës në treg është rritur vazhdimisht, falë formës së mirë që ai ka shfaqur me ekipin kombëtar të Kosovës dhe me klubet e tij – fillimisht Vitesse e tani ne Bundesliga te Bremeni.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Paraqitjet e mira të Rashicës bëjnë që ai të ketë ngjallur interesim të madh nga disa klube të mëdha evropiane, nga Anglia dhe Italia.

Megjithatë, për ta marrë Rashicën, klubet duhet të bëhen gati t’i hapin arkat.

Ai është lojtari më i vlefshëm shqiptar, duke lënë prapa edhe Granit Xhakën, Xherdan Shaqirin dhe Thomas Strakoshën.

Ai vlerësohet 28 milionë euro, derisa kulmin e arriti në dhjetor, duke kapur vlerën e 35 milionë eurove.

Xhaka renditet pas Rashicës, ai vlerësohet 24 milionë euro dallim i madh me vlerën që kishte në vitin 2018 kur ishte në super formë, 50 milionë euro.

Edhe Shaqiri, për shkak të formës jo të mirë, i ka rënë vlera, ai vlerësohet 16 milionë euro, kulmi ishte në dhjetor të vitit 2018, duke u vlerësuar 25 milionë euro.

Më shumë se Shaqiri vlerësohet Thomas Strakosha. Ai ka vlerën 20 milionë euro.

ME TE LEXUARAT