Prokuroria nis hetimet dhe cakton ekspertë për dëmet mjedisore në Kukës!

Aktualitet
Prokuroria nis hetimet dhe cakton ekspertë për dëmet mjedisore

Ndërtimi i pesë godinave të reja pa miratimin e lejes nga bashkia Kukës dhe institucionet e tjera të Urbanistikës, ka sjellë vendosjen e një gjobe financiare prej 553 milion lekë të vjetra për kompaninë e kromit "IMI" (Illyria Minerals Industry SH.A).

Pikërisht kjo kompani, u bë shkak për nisjen e një hetimi penal nga prokuroria e Kukësit, pasi gjatë punimeve për shfrytëzimin e mineralit të krimit, doli jashtë perimetrit sipërfaqësor të miratuar në lejen konçesionare, duke dëmtuar rëndë ambientin natyror.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Masakra ambientaliste është shkaktuar në fondin pyjor dhe kullotë që i përkasin zonës së Kukësit, ku kompania “Illyria Minerals Industry” jo vetëm që shkatërruar ambientin, por ka ndotur dhe ujërat e liqenit të Fierzës, të nominuar së fundi nga qeveria për kultivimin e peshkut. Por teksa prokuroria vijon hetimet dhe ka caktuar ekspertët mjedisorë për të kryer vlerësimin e dëmit të shkaktuar nga “IMI”, së fundi kjo kompani ka marrë një gjobë financiare prej 553 milion lekë të vjetra.

LEXO EDHE:

Banorët ankohen për mbikalimet në Kukës-Morinë: Janë vendosur larg, duhen në zonat e populluara (VIDEO)

Gjoba financiare është vendosur nga Inspektorati Vendor i Mbrojtjes së Territorit, i cili gjatë një inspektimi në teren dhe verifikimit të dokumentacionit, ka mësuar se 5 objekte ku ushtron aktivitet kjo kompani, janë ndërtuar pa leje. Një nga objektet pa lejë është ndërtimi i sheshit të depozitimit të mineralit të kromit, ku për këtë ndërtesë “Shqiptarja.com” mëson se “IMI” është gjobitur me 34 milion e 700 mijë lekë të vjetra.

Një tjetër objekt është ndërtimi i godinës së fabrikës mbi objektin e ish-fabrikës së fero-kromit, për të cilin IVMT, ka vendosur një gjobë financiare prej 435 milion lekë të vjetra. Objekti i radhës i ndërtuar pa lejë nga kompania konçesionare IMI është ndërtesa e “Filtër Prerësit”, për të cilën IVMT-ja ka konstatuar se është ndërtuar pa lejë dhe ka vendosur një gjobë financiare prej 73 milion e 800 mijë lekë ta vjetra.

Ndërkohë një gjobë tjetër me 5 milionë lekë të vjetra është vendosur për ndërtimin me bazament betoni të godinës të quajtur “Sillos”. Gjoba e pestë me 5 milion lekë të vjetra është vendosu për ndërtimin pa lejë të një depo uji. Të pesta këto gjoba janë llogaritur në total diku në shifrën 553 milion lekë të vjetra. Në muajin nëntor 2019 kompania minerare që ushtron aktivitetin në zonën e Kalimashit "IMI" (Illyria Minerals Industry SH.A) është pezulluar dhe gjobitur 52 milionë dollarë nga Bashkia Kukës me argumentin se ka shkatërruar mjedisin dhe ushtron aktivitetin në pronat e fondit pyjor të bashkisë, teren ky që nuk i është transferuar kompanisë.

Gjobat Financiare

1. Godina “Sillos” 5 milion lekë

2. Godina “Filtër Prerësi” 73 milion e 800 mijë lekë|

3. Godina “Depo Uji” 5 milion lekë

4. Godina e “Fabrikës” 435 milion lekë

5. Godina “Shesh Depozitimi” 34 milion e 700 mijë lekë

ME TE LEXUARAT