Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Kishte kontakt me ukrainasen me Covid-19, del përgjigja për të riun nga Patosi

Një i ri nga Patosi, që ka pasur kontakte me ukrainasen të identifikuar me koronavirus, ka kryer analizat, nëse edhe ai është infektuar me Covid-19.

DVSHP Sarandë njfton se sot ka ardhur përgjigja e analizës, pas tamponit të marrë për të riun nga Patosi. Nga analiza, ka rezultuar se bashkëjetuesi i 32 vjecares nga Ukrainas, ka rezultuar negativ.

Ai nuk është infektuar me Covid-19, edhe pse ka qenë në kontakt me ukrainasen. Shtetasja nga Ukraina tashmë është provuar se është e infektuar me koronavirus dhe është shtruar në spital në Tiranë.

Ka edhe persona të tjerë, që kanë pasur kontakt me ukrainasen dhe iu është marrë tamponi. Në ditët në vazhdim, pritet edhe përgjigja për to.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet