Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Fadromat hyjnë në “Santiago Bernabeu”! Nis puna për rinovimin e stadiumit mitik

Real Madridi ka përfituar nga kjo periudhë e ndalimit të futbollit për shkak të pandemisë së koronavirusit për të filluar punimet e rinovimit të mitikut “Santiago Bernabeu”.

Ndërhyrja ishte menduar të niste këtë verë me përfundimin e sezonit 2019-2020, por Covid-19 bëri që të përshpejtohet ndërhyrja në “Santiago Bernabeu”. Në një video të publikuar në rrjetet sociale, shihet që shtëpia e Realit është kthyer në kantier.

Projekti do të kushtojë rreth 500 milionë euro dhe do t’i japë stadiumit një pamje moderne dhe tribunave një komoditet edhe më të madh.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet