Covid-19 edhe në Librazhd/ Infektohet tregtari i këpucëve, furnizohej në Tiranë

Aktualitet
Covid-19 edhe në Librazhd/ Infektohet tregtari i këpucëve,

Një 53-vjeçar është rasti i parë i identifikuar me Covid-19 në bashkinë e Librazhdit.

53-vjeçari me probleme në mushkëri, dyshohet se e ka marrë virusin në kryeqytet. Ai është shitës në një dyqan këpucësh në Librazhd, ndërsa gjatë fundjavave shet edhe në tregun e qytetit. Bashkia e Librazhdit është ndër të parat bashki që u shpallën të gjelbra, pasi risku i infektimit ishte minimal. Por, duket se mes qytetarëve, është rikthyer frika dhe domosdoshmëria e zbatimit të rregullave.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Para dy javësh ai është paraqitur në spitalin e Librazhdit, pasi vuante nga mushkëritë, ku është dyshuar edhe për Covid. Por, tamponi nuk e verifikoi një gjë të tillë dhe 53 vjeçari u dërgua për kurim më të specializuar në Tirane. Në datë 26 maj, gjendja shëndetësore e tij është rënduar dhe pasi ka marrë sërish ndihmën mjekësore në Librazhd, është dërguar në Tiranë, nga ku në tamponin e radhës rezultoi pozitiv.

Gjatë ditës së sotme janë marrë 6 tamponë tek punonjësit e spitalit të Librazhdit, ndërsa vazhdojnë analizat e familjarëve, pasi mundësitë e përhapjes janë të mëdha.

ME TE LEXUARAT