Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Biznesmeni ekzekutohet me armë në hotel, dy të plagosur në Kurbin

Një biznesmen mbeti viktimë e disa të shtënave me armë zjarri që u dëgjuan mbrëmjen e kësaj të shtunë në Kurbin.

Mësohet se një person akoma i paidentifikuar ka hyrë brenda hollit të hotelit në aksin Laç-Mamurras dhe ka qëlluar duke lënë të vdekur shtetasin Bujar Lika, 37 vjeç si dhe plagosur shtetasit Paulin Gjergji dhe Kreshnik Tusha, 21 vjeç.

Burime bëjnë me dije se pranë trupit të viktimës është gjetur një armë por nuk dihet nëse është përdorur. Dyshohet se njëri prej të plagosurve të jetë dhe autori i vrasjes së Bujar Likës.

Nga policia thanë se ngjarja ka ndodhur në afërsi të një hoteli, ndërsa dyshohet të jetë edhe dy persona te plagosur.

Ata jane identifikuar si Paulin Gjergji dhe Kreshnik Tusha. Ende nuk dihet motivi i ngjarjes.

Reagimi i policisë:
Më datë 30.05.2020, rreth orës 22:17, në autostradën Mamurras-Lezhë, në fshatin Gjormë, Kurbin, në ambjentin e jashtëm të një hoteli, në rrethana ende të paqarta ka mbetur i vrarë me armë zjarri shtetasi B.H.,37 vjeç dhe janë plagosur shtetasit P.Gj.,53 vjeç dhe K.T., 21 vjeç, të cilët janë transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Komisatiatit të Policisë Kurbin dhe të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë.

Për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve menjëherë është ngritur një grup i posaçëm hetimor me specialistë nga Drejtoria për Krimet e Rënda në Departamentin e Policisë Kriminale, specialistë të DVP Lezhë dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gyqësor Kurbin, vijon puna për administrimin e çdo provë të vlefshme që do ti shërbejë zbardhjes së ngjarjes.

Në ndihmë të Policisë lokale kanë shkuar edhe dy grupe të FNSH-së Shkodër dhe vijon krehja e zonës dhe shoqërimi i personave që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet