Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Wizz Air krijon bazën e re të avionëve në Shqipëri, shtohen 15 destinacione të reja me 8 vende në Europë

Wizz Air linja më e madhe ajrore me kosto të ulët në Europën Qendrore e Lindore ka krijuar bazën e re në Tiranë me 3 avionë.

Për të gjithë qytetarët e interesuar duke nisur nga 1 korriku do të mund të fluturojnë vendet Europiane me çmime mjaft të favorshme që nisin nga 19.99 euro.

Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Aeroportit të Tiranës Constantin Von Alvensleben theksoi se kjo linjë do të ofrojë një shërbim shumë cilësor dhe me tarifa shumë konkurruese për shqiptarët.

“Ne jemi shumë të lumtur që mirëpresim krijimin e bazës së re të Wizz Air në Tiranë. Kjo do të thotë konkurrencë e ndershme midis linjave ajrore. Kjo do të thotë më shumë pasagjerë kur kufijtë tanë të jenë të hapur, çmime të përballueshme të biletave dhe mundësi udhëtimi për pasagjerët.

Me përvojën e ofrimit të shërbimit me tarifa të ulëta, por me cilësi të lartë gjatë viteve të kaluara në Tiranë, kemi besim se me krijimin e bazës së saj më të re 30, Wizz Air do të sjellë më shumë rritje ekonomike në rajon dhe do të lidhë Shqipërinë me vende të tjera të Europës”, u shpreh ai.

Drejtori i Përgjithshëm i Wizz Air Group theksoi se investimi më i fundit synon të forcojë praninë afatgjatë në Shqipëri. Jozsef Varadi theksoi se përtej tarifave shumë të ulëta Wizz Air ofron edhe standardet më të larta të protokollove sanitare.

“Angazhimi ynë afatgjatë për Shqipërinë duke sjellë lidhje të mëtejshme me Tiranën dhe Shqipërinë do të ndihmojnë në forcimin e lidhjeve ekonomike me vendet e tjera. Hapja e bazës sonë dhe vendosja e 3 avionëve, modern më të mëdhenj është një hap përpara për të forcuar praninë tonë afatgjatë në Shqipëri.

Jemi të kënaqur që shtojmë 15 rrugë të reja tërheqëse sot dhe mbajmë standardët më të larta të protokolleve tona sanitare. Kemi besim se tarifat shumë të ulëta dhe rrjeti i shkëlqyer i udhëtimeve do ta bëjnë udhëtimin të përballueshëm për gjithnjë e më shumë pasagjerë”, tha ndër të tjera ai.

Periudha e pandemisë ka ulur ndjeshëm trafikun ajror në Aeroportin Nënë Tereza ku kryhen vetëm fluturime riatdhesimi. Pritshmëritë janë që në muajin qershor do të ketë këtë hapje të kufijve ajrorë për të fluturuar në destinacione të ndryshme./abcnews

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet