Vrasja e afro-amerikanit nga dhuna e efektivëve të policisë, reagon Rita Ora: Heshtja është tradhti

Showbiz
Vrasja e afro-amerikanit nga dhuna e efektivëve të policisë,

Mes artistëve të shumtë që kanë reaguar në lidhje me vrasjen e afro-amerikanit, George Floyd nga një officer policie në Mineapolis, është edhe këngëtarja Rita Ora.

Në një postim në ‘Instagram’ ajo citon një thënie të Luther Kingut: Vjen një kohë kur heshtja është tradhti.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Vrasja e Floyd është interpretuar nga vendasit si vrasje për shkaqe racore dhe ka nxitur protesta të dhunshme në rrugët e SHBA për dy ditë me rradhë- protesta që priten të bëhen dhe më të mëdha në ditët në vijim.

Floyd u arrestua të hënën pas një telefonate ku thuhej se një burrë po përdorte një kartëmonedhe false 20 dollarëshe. Policët e gjetën Floyd brenda një makine dhe thanë se “rezistoi fizikisht” pasi doli nga automjeti, ndërkohë që në një tjetër video rezulton se 46-vjeçari nuk bëri rezistencë.

“Kishte nëntë minuta që i mbante gjurin në qafë. Vetëm imagjinoni se çfarë duroi George Floyd për ato nëntë minuta, duke u lutur për frymë, duke u lutur për jetën”,- tha avokati i familjes Floyd, Benjamin Crump, për ABC.

ME TE LEXUARAT