Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Momenti ku foshnja i “varrosur” për së gjalli shpëtohet nga banorët e fshatit

Një video tronditëse është duke qarkulluar në internet. Në të shihet një foshnjë e porsalindur, i varrosur për së gjalli në Indi.

Raportohet se fëmija është shpëtuar nga banorët e fshatit Sonoura, të cilët kishin shkuar pranë vendit ku u gjet i mituri për të punuar tokën.

Ata kane thene se ishin duke punuar, dëgjuan të qarat e vazhdueshme të një fëmije, më pas ato u afruan më pranë dhe panë këmbën e një foshnje. Në video shikohet se si një burrë e tërheq vogëlushin nga këmba dhe arritën që ta shpëtojë.

Menjëherë pasi e nxorrën, banorët e kanë dërguar të porsalindurin me shpejtësi për në spital. Pas testeve të kryera nga mjekët rezultoi se vogëlushi kishte gëlltitur baltë dhe i ishin bllokuar rrugët e frymëmarrjes.

Ndërsa fatmirësisht raportohet se është jashtë rrezikut për jetën. Nga krahu tjetër policia ka nisur një hetim, shkruan Daily Mail.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet