SHBA 2 mln dollarë Shqipërisë për COVID-19/ Yuri Kim vizitë në ISHP për të parë investimet

Aktualitet
SHBA 2 mln dollarë Shqipërisë për COVID-19/ Yuri Kim

TIRANË- Ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim ka lënë pas takimet me politikanët për 2 reformat më të rëndësishme, atë në Drejtësi dhe Zgjedhoren, dhe ka zhvilluar një vizitë në ambientet e Institutit të Shëndetit Publik. Qëllimi i kësaj vizite, siç Ministria e Shëndetësisë bën me dije, ka qenë për të parë nga afër se si ndihma e qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës po mbështet Shqipërinë në përgjigjen ndaj pandemisë së Covid19.

Nëpërmjet USAID në Shqipëri, qeveria e Shteteve të Bashkuara ka angazhuar më shumë se 2 milionë dollarë për të përgatitur sisteme laboratorike, për shtimin e mundësisë së zbulimit dhe gjurmimit të rasteve pozitive, përgatitjen e stafit laboratorik për të reaguar, përmirësimin e komunikimit të risqeve, dhe masa të tjera.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ambasadorja Yuri Kim ka vlerësuar edhe ekipin e laboratorit dhe të gjithë stafin e ISHP për punën e palodhur që po bëjnë në këtë situatë epidemie.

ME TE LEXUARAT