Peqin, qëllohet me plumb në këmbë Besmir Hakballa, policia identifikon autorin

Aktualitet
Peqin, qëllohet me plumb në këmbë Besmir Hakballa, policia

Një i ri ka rene pre e nje plagosje me armë zjarri pak caste më parë në Peqin, ndersa policia njoftoi identifikimin e autorit.

I plagosur ka mbetur shtetasi Besmir Hakballa, i cili eshte nisur me urgjencë në spitalin e Elbasanin.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Policia ka mberritur ne vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet nderkohe qe pritet te mesohen me shume detaje rreth krimit.

45-vjeçari, Besmir Hakballa ka marrë një plumb në këmbë dhe pritet të transportohet drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Deklarata e policise:

Plagosi me armë zjarri një 31 vjeçarin në Qytetin e Peqinit , Policia në kohë reale identifikoi autorin.

Rreth orës 20:10 në qytetin e Peqinit si pasojë e një konflikti të çastit është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi B.H., 31 vjeç, banues në Peqin i cili është dërguar për ndihmë mjeksore në Spitalin rajonal Elbasan, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor shkuan menjëherë në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta bënë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasin A.M., ku vijon puna intensive për kapjen e tij.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes .

ME TE LEXUARAT