Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Mes rasteve me koronavirus, 2 nga Malisheva. Në testin e parë qytetari në karantinë rezultoi negativ

Mes 12 rasteve të reja me koronavirus në Kosovë, dy janë nga Malisheva. Kjo është bërë e ditur në komunikimin zyrtar me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHP).

Sipas një njoftimit të komunës, i prekuri, ditë më parë ishte kthyer nga Mali i Zi dhe kishte qëndruar në karantinë në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, ku ishte liruar pas testit ku kishte rezultuar negativ, por i njëjti e ka bërë testin, pas një vizite mjekësore dhe ka rezultuar pozitiv.

“Gjendja me COVID-19 në Komunën e Malishevës, është kjo 77 të prekur me COVID-19, 74 të shëruar, 1 rast ka rezultuar me fatalitet dhe 2 raste janë aktive me COVID-19”, thuhet në njoftim.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet