Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Lajme të mira nga Franca, ulet numri i viktimave gjatë 24 orëve të fundit

Janë bërë publike shifrat e fundit përsa i përket të dhënave të koronavirusit në shtetin e Francës. Prej pak ditësh vihet re një rënie e numrit të vdekjeve.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 52 viktima (66 dje), duke e çuar në 28.714 numrin e përgjithshëm të jetëve të humbura. Ndërkaq, me 597 rastet e reja, numri total it ë prekurve me covid-19 ka shkuar në 186.835.

Në Francë janë shëruar gjithsej 67.803 persona ndërsa 1361 pacientë ndodhen në gjendje kritike. Që nga fillimi i pandemisë, në Francë janë bërë mbi 1.4 milionë testime.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet