Ja shenjat që tregojnë se po pini më shumë kafe seç duhet

Soft
Ja shenjat që tregojnë se po pini më shumë kafe seç

Kur vjen puna tek kafeja, në botë ashtu si edhe në Shqipëri identifikohen lehtë tre kategori njerëzish. Ata që nuk e imagjinojnë dot jetën e tyre pa kafe, ata që nuk e pinë kurrë dhe ata që duan të heqin dorë prej saj. Por fillimisht duhet të dijmë se cilat janë shenjat që tregojnë se po konsumoni më shumë kafe seç duhet në mënyrë që të kujdeseni për shëndetin tuaj.

  1. Ndiheni të lodhur

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Studimet tregojnë se pasi pini shumë kafe, mund të ndiheni të lodhur dhe të përballeni me një gjendje si përgjumje.

  1. Keni ankth

Dozat e larta të kafeinës sjellin një gjendje ankthi dhe nervozizmi. Nëse vini re se bëheni nervoz shumë shpejt, bëni mirë të kontrolloni sasinë e kafeinës.

  1. Përjetoni pagjumësi

Studiuesit kanë treguar se konsumi i lartë i kafesë mund të rrisë sasinë e kohës që ju nevojitet për të fjetur.

  1. Keni rrahje të shpeshta të zemrës dhe përjetoni lodhje

Është vërtetuar që një efekt i tillë është më i përhapur te të rinjtë. Gjithashtu, pirja e kafesë nuk rekomandohet për personat që kanë probleme me presionin e gjakut.

ME TE LEXUARAT