Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Austria lehtëson masat, nga 15 qershori s’do të përdoren maskat në ambiente publike

Autoritetet në Austri kanë lehtësuar politikën sa i takon vendosjes së maskave në ambientet publike.

Kështu, duke nisur nga mesi i qershorit, qytetarët nuk do të detyrohen që të vendosin maska në shkolla, dyqane dhe pika turistike, pasi numri i rasteve aktive me koronavirus në këtë vend ka rënë nën 650.

Austria ka qenë ndër vendet e para evropiane që e ka bërë të detyrueshëm mbulimin e fytyrës, për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Bëhet e ditur se maskat do të duhet ende të vishen nga pasagjerët e transportit publik, nga parukierët dhe kamerierët, si dhe në mjediset publike ku është e pamundur të mbahet distancë minimale një metër. “Do t’i heqim maskat hap pas hapi. Jemi në rrugën e duhur”, tha ai.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet