Arrestohen dy të rinjtë që ishin në kërkim për vrasje në tentativë 

Aktualitet
Arrestohen dy të rinjtë që ishin në kërkim për

Ditën e sotme dy të rinjtë që ishin shpallur në kërkim që prej vitit të kaluar janë arrestuar nga policia e Korçës, pasi akuzoheshin për për vrasje në tentativë.

Burime zyrtare bëjnë me dije se bëhet fjalë për shtetasit me inicialet F. L., një 30 vjeçar dhe E. R., 29 vjeç, banues në Korçë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë me vendimin e datës 26.10.2019, ka caktuar ndaj tyre masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasja me dashje, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve dhe i municionit”.

Të arrestuarit akuzohen akuzohen në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datën 15 tetor të vitit të kaluar në lagjen nr. 17, ku në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë qëlluar me armë zjarri tip pistoletë, në drejtim të shtetasit A. Sh., i cili ndodhej brenda automjetit të tij, duke shkaktuar dëme materiale.

ME TE LEXUARAT