Ambasadorja e SHBA: Rama, Meta dhe Basha janë të aftë të bashkohen, populli të vendosë

Aktualitet
Ambasadorja e SHBA: Rama, Meta dhe Basha janë të aftë të

Ditën e sotme, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim, ka theksuar se SHBA luan një rol vendimtar në ndihmën e Shqipërisë për të forcuar demokracinë e saj.

Yuri Kim është ndalur edhe në Reformën në Drejtësi, për të cilën është shprehur se kjo reformë është thelbësore për përparimin e Shqipërisë në shumë aspekte.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ajo është shprehur se i takon popullit shqiptar e jo qeverisë amerikane që të vendosë për të ardhmen e Shqipërisë.

Gjithashtu, kjo e fundit shtoi se liderët politikë , presidenti Meta, kryeministri Rama dhe lideri i opozitës Basha, janë të aftë të lënë mënjanë dallimet e tyre dhe të bashkohen, nëse dëshirojnë.

Në fund të deklaratës së saj ajo u shpreh në lidhje me përparëtsitë në punën e saj, duke thenë se është transparenca, respektimi i sundimit të ligjit dhe përfundimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar.

ME TE LEXUARAT