Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Realizohet transplanti i mushkërive tek një 18-vjeçar me COVID

Një 18-vjeçar i infektuar me koronavirus i është nënshtruar një operacioni dhe ekip i kirurgëve ka transplantuar me sukses dy mushkëritë e pacientit.

Covid-19 kishte “djegur” dy organet e tij, duke i bërë ata të paaftë për të marrë frymë. Operacioni u krye nga mjekët e Poliklinikës së Milanos.

Pandemia kishte ndryshuar jetën e Francescos. Edhe pse është i ri dhe krejtësisht i shëndetshëm, virusi e infektoi atë dhe i dëmtoi mushkëritë e tij, duke “djegur” gjithë aftësinë për të marrë frymë normalisht. 18-vjeçari u shtrua më 6 mars në kujdes intensiv në Spitalin San Raffaele në Milano.

Kreu i qeverisjes rajonale të Lombardisë në Itali, Attilio Fontana e konsideroi një mrekulli në mes të pandemisë: “Të jesh në gjendje të realizosh atë që duket se është pothuajse një mrekulli. Kjo dëshmon edhe një herë përsosmërinë e sistemit shëndetësor në Lombardit.

E gjithë skuadra e Poliklinikës së Milanos dhe Qendra Kombëtare e Transplantimit kanë qenë pionierë të një praktike që mund të përsëritet në të gjithë botën, por mbi të gjitha për faktin se e kanë risjellë sërish në jetë pacientin e ri.”

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet