Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Perplasje mes dy mjeteve ne Tirane, 27-vjecari ne gjendje te rende ne spital

Nje aksident rrugor ka ndodhur ne Tirane me pasoje plagosjen e nje personi.

Policia tha se me datë 28.05.2020, rreth orës 22:15, në rrugën “Perlat Rexhepi”, është përplasur mjeti me drejtues shtetasin K.S., 27 vjeç, me mjetin me drejtuesin shtetasin A.N., 41 vjeç.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i mjetit shtetasi K.S., i cili u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet