Mediat greke: Edi Rama do t’i japë Erdoganit bazën detare të Pashalimanit

Aktualitet
Mediat greke: Edi Rama do t’i japë Erdoganit bazën detare

Mediat greke shkruajnë se kryeministri Edi Rama është i gatshëm t’i japë Turqisë Pashalimanin, për ta shndërruar në një bazë ushtarake detare.

Sipas “Ant1news”, me riaktivizimin e kësaj baze detare, shumë shpejt në detin Jon do të ndihet prezenca e luftëanijeve turke.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Një gazetë greke e lidh zhvillimin e bazës së Pashalimanit nga Turqia, edhe me aeroportin që pritet të ndërtohet në qytetin e Vlorës, po nga ky shtet.

“Në ujërat e Jonit nuk do të shohim vetëm luftëanije turke, por edhe avionë që do të ngrihen nga aeroporti i Vlorës dhe do të kontrollojnë lëvizjet në det,” thuhet në artikullin e gazetës greke “Estia”.

Gazeta në fjalë akuzon qeverinë greke se nuk ka bërë mjaftueshëm për të prishur planet e kryeministrit Edi Rama dhe presidentit turk Rexhep Taip Erdogan, duke i vendosur veton për anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Artikulli gjithashtu e komenton këtë zhvillim si shqetësim për të ardhmen e minoritarëve grekë në jug të Shqipërisë.

“Natyrisht, kjo ndihmë do të jetë shërbim për qëllime ushtarake, por vetëm nga Turqia, duke krijuar një marrëdhënie të ngushtë të varësisë, në një kohë kur Shqipëria po kërkon të përparojë në negociatat e saj të pranimit në Bashkimin Evropian”, shkruan media greke.

ME TE LEXUARAT