Kosova regjistron 9 pacientë të shtruar në Infektiv, 3 në gjendje të rëndë

Kosovë&Rajon
Kosova regjistron 9 pacientë të shtruar në Infektiv, 3 në

Aktualisht në spitalin Infektiv të Kosovës ndodhen të shtruar 9 pacientë me koronavirus, nga të cilët 3 paraqiten në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në mesin e tyre është edhe një mjek. Megjithatë, ditëve të fundit Klinika Infektive nuk ka pasur shtim të numrit të pacientëve, të cilët kanë pasur nevojë për trajtim mjekësor, raporton KTV. Kosova po vazhdon ta përdorë barin e ndaluar nga OBSH-ja, hidroksiklorokinën te pacientët me COVID-19.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Megjithëkëtë, infektologët në Kosovë e cilësojnë si tejet të vonuar këtë vendim të OBSH-së, sepse sipas tyre kjo është dashur të bëhet që prej fillimit të pandemisë.

Deri më tani shumica e pacientëve në Klinikën Infektive janë trajtuar me këtë terapi, por mjekët thonë se ata nuk kanë parë efektet anësore nga përdorimi i këtij ilaçi. Në 24 orët e fundit, nga 267 mostra e marra nga IKSHPK-ja në Kosovë është shënuar vetëm një rast pozitiv me COVID-19.

ME TE LEXUARAT