Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Hapen çerdhet dhe kopshtet në 1 qershor/ Stafi dhe prindërit do firmosin formularin (Masat)

Ditën e sotme, Zhaneta Beqiri, Drejtoresha e Çerdheve dhe Kopshteve të bashkisë së Tiranës është shprehur se përgatitjet për hapjen e kopshteve po vijojnë dhe të hënën gjithçka do të jetë gati për të mirëpritur fëmijët.

Gjithashtu, duke bazuar te urdhri i ministrisë së Shëndetësisë Beqiri tregon se si do të bëhet pritja dhe përcjellja.

Kjo e fundit është shprehur se në çerdhe dhe kopshte janë regjistruar rreth 12 mijë fëmijë, por për shkak të stinës ku ndodhemi, nisur nga historiku i viteve të kaluara frekuentimi në këtë kohë nuk është më shumë se 3-4 mijë, duke favorizuar kështu distancimin dhe mbarëvajtjen, pasi grupet nuk do të jenë të dendura.

Ajo u shpreh se:

“Bashkia e Tiranës në përmbushje të udhëzimeve ka marrë të gjitha masat, që data 1 qershor të garantojë shëndetin e fëmijëve. Pritja dhe përcjellja do të bëhet nga një edukatore te dera, me një termometër në dorë, me doreza, maskë dhe xhelin higjienizues për të pastruar duart. Do të dezinfektohen mjediset dhe lodrat. Stafi psiko-social, edukatoret, përgjegjëset përmes videove me animacioneve, gjuhës së fëmijëve, këngë dhe vjersha do ti ndërgjegjësojnë fëmijët sepse është e rëndësishme që të bëjnë kujdes për higjienën dhe pse lojërat nuk do të jenë më në dendësi të madhe. Ajo që na favorizon është që rikthimi korenspodon me verën, që ka ulje të fluksit të fëmijëve në frekuentim. Gjatë verës vijnë 3-4 mijë fëmijë nga 12 mijë në total. Fëmija do të sillet vetëm nga një nga prindërit dhe rekomandohet mos të jetë më gjyshi apo gjyshja. Pjesa e stafit dhe kuzhina do të punojnë me maska dhe doreza” .

Gjithashtu, Beqiri shpjegoi edhe përse nuk do të bëjnë teste pjesa e stafit, së bashku me prindërit do të duhet të firmosin një deklaratë, thelbin e së cilës e shpjegon drejtoresha.

“Po ti referohemi eksperiencës së tre muajve, gjithmonë janë ekzaminuar ato raste ku ka pasur indicie, në kontaktet që kemi pasur, nuk kemi indicie, që personat tanë kanë pasur familjarë. Në momentin që do të kemi indicie, që kanë qenë në takim, kontakte, absolutisht që po. Një tjetër masë që e kemi merak është që në momentin që hapemi në datën 1, stafet do të plotësojnë një deklaratë, që me përgjegjësi të plotë, që nuk kanë qenë të sëmurë, në ambiente me njerëz të sëmurë dhe pjesë e gjurmimit epidemiologjik, po ashtu edhe prindërit. Komunikimi do të jetë i vazhdueshëm dhe pas çdo sinjalizimi do të lajmërojmë ISHP”.

Ajo u shpreh se nuk do të ketë aktivitete jashtë kopshtit. “Nuk kemi mundësi ti çojmë fëmijët në kënd lojërash, por nuk e privojnë, që grupe grupe të koordinohen daljet në oborr për rrezet e diellit për një aktivitet. Ndalohet hyrja në institucion e cdo personi të jashtëm. Për sa i përket orarit nuk do të ketë ndryshime. Do të frekuentohen si më parë. Numri i stafit do të jetë më shumë edhe për shkak të rënies së numrit të fëmijëve. Një krevat do të jetë me fëmijë një bosh, fokusi do të jetë te higjiena”.

Gjithashtu, duke marrë parasysh që data 1 qershor është dita e fëmijeve ajo shtoi se ambientet në 1 qershor do të zbukurohen për të mirëpritur fëmijët, muzikë në sfond, por jo festa të mëdha me pjesëmarrjen e prindërve, por vetëm kalamajtë të performojnë për njëri tjetrin, por me masa” .

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet