Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

“Duam zgjedhje te reja”, Vetevendosja mban protesten “test”, Kurti përshëndet nga ballkoni

Eshte mbajtur protesta ‘test’ e Lëvizjes Vetëvendosje në Sheshin Skënderbej në Prishtinë.

Protesta nisi duke zbatuar rregullat e distancimit fizik ndërsa njerëzit e pranishëm shpalosën banerin me moto “Duam Zgjedhje”.

Tubimi u organizua në një kohë që pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për dekretin e presidentit Hashim Thaçi, për mandatarin për formimin e qeverisë.

Nga ballkoni i kryeministrisë kryeministri në detyrë Albin Kurti ka përshëndetur pjesëmarrësit në protestën e organizuar nga partia që ai drejton.

Gjesti i Kurtit është pritur me duartrokitje nga protestuesit. Protesta në fjalë është organizuar në shenjë pakënaqësie ndaj Gjykatës Kushtetuese.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet