Zaptuan plazhin te Shkëmbi i Kavajës duke vendosur çadra pa leje, gjobiten 3 subjekte

Aktualitet
Zaptuan plazhin te Shkëmbi i Kavajës duke vendosur çadra pa

Policia bashkiake e Durrësit në bashkëpunim me policinë e shtetit zhvilluan në zonën e Shkëmbit të Kavajës një aksion për lirimin e plazhit nga çadrat dhe shezlongët e vendosur pa leje dhe në kundërshtim me aktet normative për situatën e krijuar nga Covid -19 duke gjobitur 3 subjekte me nga 5 mijë lekë.

Bashkia e Durrësit u bën thirrje të gjitha subjekteve që ushtrojnë aktivitet gjatë vijës bregdetare që të mos ndërmarrin iniciativa të tilla që bien ndesh me ligjin dhe të mos vendosin çadra apo shezlongë në rërë pa marrë lejen nga autoritetet përkatëse.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Deri tani nuk ka dalë VKM-ja. "Lejet do të jepen në bazë të VKM-së dhe udhëzimeve përkatëse që do të vijnë nga qeveria shqiptare. Për ata që nuk zbatojnë ligjet dhe aktet normative do te ketë masa administrative, bllokim të çadrave dhe shezlongëve, deri dhe ndjekje penale" thotë bashkia.

Kryeministri Edi Rama deklaroi pak ditë më parë se plazhet do të hapen në 10 qershor dhe këtë vit do të jenë shumë më tepër publike se private.

ME TE LEXUARAT