Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Rakacolli: 8-9% e mjekëve janë infektuar nga koronavirusi! Do testohen policët dhe punonjësit e postës

Zëvendës Ministrja e Shëndetësisë, njëherazi dhe kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli, ka bërë me dije se 8-9% të personelit mjekësor kanë rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit.

Rakacolli tha se kjo përqindje tashmë ka krijuar imunitet. Ajo ka bërë një krahasim edhe me shtet e tjera, duke sqaruar se në Shqipëri raporti i mjekëve të infektuar është më i ulët, por gjithsesi kjo nuk është një shifër përfundimtare. Pas mjëkëve, testimi do të nis me policinë e Shtetit që kanë qenë në terren si dhe punonjësit e postave.

“8-9% të personelit të testuar kanë qenë në kontakt me sëmundjen. Kjo përqindje ka krijuar imunitet tashmë…duket shifër e vogël por akoma nuk kemi numrin e caktuar të kampioneve për ta quajtur të përfunduar. Por edhe në vendet e tjera shkon diku te12-15 % .Nëse ky ritëm rastesh vazhdon duhet parë se ku do jenë rastet dhe si do të jenë vatrat. Në varësi mund të qëndrojmë si jemi ose mund të hapemi, por ngelet më varësi të numrave. Te aktivitetet sportive duhet të kemi kujdes dhe janë tepër te rrezikshme prandaj masat vlejnë sepse ka risk. Do vijojë t’u bëhet testi pas mjekëve, policëve, postës personave me risk”, tha ajo.

Ajo ka folur edhe për vatrën e re të krijuar në QSUT, duke thënë se janë marrë masat për izolimin e përhapjes së virusit.

“Tirana nga që ka më shumë popullsi, që nga faza e hapjes nuk duhet të tregonim mungesë kujdesi, pasi kjo sjell raste të reja. Rastet sot ishin zonë jashtë spitalit të infektivit. Rasti i një infermiereje të ditës së djeshme ishte infeksion i marrë jashtë spitalit. Ndërkohë, janë marrë të gjitha masat për izolimin e vatrës. Ne hymë te vendet që kemi situatë epidemiologjjike të mirë, kështu që duhet parë dhe ecuria për hapjen e aktiviteteve apo dhe fluturimeve. Nuk e dimë çfarë do ndodhi me këtë virus, pasi mund të dobësohet në verë, por edhe ndoshta jo. Kjo do të shihet në kohën e sezonit, por ne duhet të bëjmë kujdes”, përfundoi Rakacolli.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet