Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Pranga vlonjatit në kërkim për prostitucion, drogë e vjedhje me dhunë

Policia tha se nje 37-vjeçar, i dënuar për disa vepra penale në Itali ka rëne në pranga pas nje aksioni ne Vlore. Në bashkëpunim me Interpol Tirana, policia e Vlorës ka arrestuar shtetasin Ergust Dumitru (Bubeqi), 37 vjeç, lindur dhe banues në Vlorë.

Ky person ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e Apelit Aquila, Itali, në vitin 2018, e ka dënuar këtë shtetas me 9 vjet e 10 muaj burg, për kryerjen e veprave penale “Shfrytëzim prostitucioni”, “Trafik narkotikësh” dhe “Vjedhja me dhunë”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Sic njofton policia, 37-vjeçari, në bashkëpunim me persona të tjerë, ka shfrytëzuar për prostitucion disa vajza rumune, duke i detyruar ato përmes dhunës që të ushtronin prostitucion në qytetet Montesilvano, Città Sant’Angelo, Silvi dhe Pescara, gjatë periudhës janar-qershor 2007.

Arrestimi provizor u krye me qellim ekstradimin e tij drejt Italisë, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” dhe marrëveshjen dypalëshe mbi ekstradimet, nënshkruar mes Republikës së Shqipërisë dhe Italisë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet