Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Policia vrau shqiptarin gjatë arratisjes në grabitje, prokuroria kerkon mbylljen e hetimeve

Prokuroria kerkoi pushimin e hetimeve për vrasjen e Eduart Kozit, duke ndalur ceshtjen ndaj karabinierit dhe rojes së sigurisë që qëlluan me armë drejt makinës së tij.

Ngjarja ndodhi pas një grabitje në Perugia. Shtetasi shqiptar sëbashku me disa anëtarë të tjerë grabitën një dyqan mëngjesin e 4 Tetorit, por pasi u ngrit alarmi, ndaj tyre u vunë në ndjekje karabinierët dhe policia private.

Gjatë arratisjes pati shkëmbim zjarri dhe u mësua se ndaj bandës qëlluan karabinierët dhe policia private.

Automjeti i grabitësve u gjet i braktisur disa orë pas ngjarjes dhe brenda mjetit u zbulua trupi i pajetë i shqiptarit. Menjëherë pas kësaj, prokuroria nisi hetimet për karabinierët dhe rojen e sigurisë që qëlluan mbi shqiptarin me akuzën e vrasjes me dashje.

Por tashmë prokuroria ka dalë në konkluzionin se çështja duhet pushuar. Sipas prokurores Mara Pucci, karabinieri nuk ka pasur për qëllim të godasë shqiptarin, por makinën.

Sipas prokurores, karabinieri ka vepruar në mënyrë të ligjshme, pasi ka qëlluar për të ndaluar një vepër penale e cila po ndodhte citon klan. Sipas saj, ai ka vepruar për të mbrojtur edhe rojen e sigurisë, i cili është përfshirë në këtë ngjarje.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet