Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

“Plazhet hapen vetem per hotelet”, Rama: Nga java qe vjen hapemi plotesisht, heqim masat

Kjo eshte java e fundit e masave shtrenguese ne lidhje me koronavirusin. Keshtu deklaroi kryeministri Edi Rama ne daljen e tij te fundit per koronavirusin.

Ai theksoi se gjihcka tjeter do hapet, vec dasmave, funeraleve, aktiviteteve sportive qe ende po diskutohen dhe shtoi se edhe per plazhet do te kete kufizime deri ne zbatimin e nje protokolli te posacem.

Rama tha se ne autostraden Tirane-Durres eshte pergatitur nje spital i ri ne pritje te flukseve te te semureve me koronavirus.

Kryeministri shtoi se qytetaret duhet te bejne kujdes pasi nese nuk zbatojne masat, rrezikojme nje faze te re te perhapjes.

Rama beri me dije se kjo jave do te jete e fundit ku Shqiperia do te jete e ndare ne zona te kuqe dhe jeshile, ndersa theksoi se do te hiqet ndalimi i qarkullimit mes ketyre zonave si dhe do te hapet kufiri.

Po keshtu kryeministri tha se nga e premtja e ne vazhdim, plazhet do te hape vetem per hotelet ndersa shtoi se privatet do te lejohen te vendosin shezllone vetem nepermjet autorizimeve te posacme.
Komunikimi i fundit per COVID-19, Rama: Protesta per teatrin, rrezik perhapje per virusin

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet