Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Librazhd/ Të armatosur dhe me maska, 4 persona vjedhin dy dyqane ushqimore!

LIBRAZHD- Katër persona kanë vjedhur një supermarket dhe një market në lagjen numër 1 të qytetit të Librazhdit. Paraprakisht bëhet me dije se autorët kanë qenë të maskuar, të cilët janë larguar së bashku me mallrat e vjedhura me dy automjete me targa false.

Dyshohet se ky grup ka qenë i armatosur dhe grabitja ka ndodhur në një kohe shumë të shkurtër, duke u shkaktuar pronarëve të këtyre dy bizneseve një dëm prej mijëra euro.

Policia ka dokumentuar ngjarjen dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e vjedhësve të këtyre bizneseve. Pak muaj më parë, në Librazhd u regjistruan disa vjedhje të tjera të bujshme, mes të cilave edhe vjedhja për herë të tretë e një argjendarie.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet