Kurbin, gruaja gjendet e vdekur në banesë, policia nis hetimet

Aktualitet
Kurbin, gruaja gjendet e vdekur në banesë, policia nis hetimet

Një grua rreth 70 vjeçare është gjetur e vdekur brenda banesës së saj në Mamurras të Kurbinit.

Policia beri me dije se viktima e identifikuar si Gjelina Hoti jetonte e vetme. Kane qene fqinjët kanë njoftuar policinë, pasi e moshuara nuk ishte përgjigjur në telefon.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Policia bashkë me zjarrfikësit kanë ndërhyrë, duke hapur derën e banesës dhe e kanë gjetur pa jetë të moshuarën.

Nga verifikimet paraprake dyshohet të ketë rënë në kontakt me energjinë elektrike nga pakujdesia, por pritet ekspertiza mjeko-ligjore që do të përcaktojë shkakun e vdekjes.

ME TE LEXUARAT