Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Kishin mbjellë bimë kanabisi në pyll, vihen në pranga tre persona në Mallakastër

Policia ka arrestuar tre shtetas në Mallakastër, si autorë të dyshuar të mbjelljes me drogë të disa parcelave në një pyll në fshatin Lofkënd.

Në pranga kanë rënë tre të rinj, të dyshuar për veprën penale “Kultivimi i lëndëve narkotike”.

Njoftimi i policisë:

Mallakastër

Vijon kontrolli masiv i territorit, për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Evidentohet dhe goditet një tjetër rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Vihen në pranga 3 shtetas.

Shërbimet e Policisë Mallakastër, në vijim të kontrollit të pandërprerë të territorit, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e atyre personave që tentojnë të kultivojnë bimë narkotike, kanë konstatuar të kultivuara në pyllin e fshatit Lofkënd, disa fidanë narkotikë.

Nga veprimet operacionale dhe hetimore, si dhe bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, shërbimet e Policisë kanë bërë kapjen e 3 shtetasve, si autorë të dyshuar të tentativës për kultivimin e fidanëve narkotikë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet