Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Eros Grezda pranon për herë të parë lidhjen me Oriola Marashin: Bashke ne karantine

Futbollisti i njohur, Eros Grezda dhe Oriola Marashi kanë qenë në lidhje për një kohë të gjatë. Të gjitha spekulimeve u ka dhënë fund Erosi, përmes një interviste në emisionin “Wake up” të Top Channel.

Gjatë intervistës futbollisti është pyetur se kohët e fundit nuk kanë munguar lajmet për karantinimin e tij më Oriola Marashin dhe si po shkon postkarantina.

Ai nuk përmendi asnjëherë emrin e Oriolës pos as nuk e mohoi lidhjen me të pasi gjatë ditëve të karantinës ata kanë postuar shumë foto nga i njejti vend.

“E thatë ju emrin e Oriolës nuk e kam thënë unë në asnjë rast. Jam i lidhur dhe jam shumë i lumtur. Po kalojmë karantinën bashkë. Kemi kaluar shumë kohë të bukur”, ka thënë ai.

Futbollisti më pas është pyetur se si kanë kaluar gjatë izolimit së bashku dhe se a ka ndikuar kjo në marrëdhënien e tyre.

“Karantina ka qenë një kohë shumë e mirë, ku të gjithë të shohin veten se si janë me partnerin e tyre, po karantina ka qenë një test shumë i mirë’- ka vijuar më tej futbollisti.

Mes tjerash, Oriola njihet setet e ndryshme fotografike në rrjete sociale, e që sipas Grezdës tani duhet që ai t’ia realizojë ato.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet