Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Drogë dhe armëmbajtje pa leje, 3 të arrestuar, 1 në kërkim në Dibër. Në pranga dhe kryeplaku i fshatit

Tre persona janë arrestuar, mes tyre dhe kryeplaku i fshatit, dhe një tjetër është shpallur në kërkim pasi akuzohen për kultivim të lëndëve narkotike, armëmbajtje pa leje dhe thyerje të masës së sigurisë.

Aksioni i policisë u zhvillua në fshatin Tomin në Dibër, ku policia vuri në pranga shtetasin me iniciale G. SH., 43 vjeç, i cili akuzohet për kultivim të lëndëve narkotike në zonat pyjore të këtij fshati, gjithashtu u bë shpallja në kërkim edhe e djalit të tij, E. Sh.

Djali i tij ishte dënuar me masën ‘arrest shtëpie’ por gjatë kontrollit rezultoi se ai nuk ndodhej aty. Kjo bëri që policia ta shpallte në kërkim dhe të vijojnë hetimet për kapjen e tij , i cili do të përballet me thyerjen e masës së sigurisë.

Gjatë operacionit u arrestua edhe kryeplaku i fshatit Tomin, shtetasi me iniciale F. K., 52 vjeç, pasi nuk ka informuar në polici në lidhje me kultivimin e lëndëve narkotike në zonat pyjore për territorin që mbulonte.

Në pranga përfundoi edhe një 34-vjeçar me iniciale G.H., i cili akuzohet për posedim të armëve pa leje. Gjatë kontrollit në ambientet në administrim të 34-vjeçarit, u gjetën një armë zjarri kallashnikov, një armë gjahu çifte dhe një sasi municioni luftarak, të cilat i posedonte pa leje, të cilat u sekuestruan nga policia.

DibërVijon kontrolli masiv i territorit, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike dhe armëmbajtjes pa leje.Evidentohet dhe goditet një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike.Vihet në pranga autori i dyshuar dhe shpallet në kërkim djali i tij, i cili ka thyer dhe masën e sigurisë "Arrest në shtëpi".Në pranga edhe kryeplaku i fshatit Tomin, për shpërdorim detyre.Po gjatë kontrolleve evidentohet dhe goditet dhe një rast i armëmbajtjes pa leje. Sekuestrohen dy armë zjarri, vihet në pranga poseduesi.Në zbatim të Planit të Veprimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, për marrjen e masave operacionale në terren, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër kanë vijuar kontrollin masiv të territorit dhe si rezultat, në një zonë të pyllëzuar të fshatit Tomin, kanë konstatuar të kultivuara disa fidanë bimë narkotike.Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. SH., 43 vjeç, banues në fshatin Tomin, Dibër dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit E. Sh. (person me masë sigurie “Arrest në shtëpi”) djali i shtetasit G. Sh., i cili nuk u gjet në banesë dhe vijon puna për kapjen e tij.Po në lidhje me këtë rast u bë arrestimi i shtetasit F. K., 52 vjeç, me detyrë kryeplaku i fshatit Tomin, pasi nuk ka informuar në Polici për territorin që mbulonte.Në vijim të kontrollit të territorit, strukturat e Policisë Dibër, në bazë dhe të informacioneve të marra në rrugë operative, kanë goditur një rast të armëmbajtjes pa leje, duke vënë në pranga shtetasin G. H., 34 vjeç, banues në fshatin Tomin, pasi gjatë kontrollit në ambientet në administrim të këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov, një armë gjahu çifte dhe një sasi municioni luftarak, të cilat i posedonte pa leje.Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë së Dibrës, për hetime të mëtejshme.

Gepostet von Policia e Shtetit am Mittwoch, 27. Mai 2020

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet