Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Deputeti Alimadhi habit me deklaratën: Në spital bëhet politikë, jam akoma me oksigjen

Deputeti Adriatik Alimadhi, ka zhvilluar një betejë të ashpër me Covid-19 dhe me sa duke e ka fituar atë por vijon ende të jetë nën vëzhgim dhe regjim. Ai ka treguar se koronavbirusi i ka dëmtuar shumë mushkritë dhe vijon të jetë nën kujdesin e mjekëve.

Në një lidhje direkte me emisionin “Open” në Top Channel, Alimadhi ka treguar luftën e tij me COVID-19.

“Kam qëndruar 49 ditë në spital dhe kam 14 ditë në shtëpi. Kam takuar shumë njerëz rrugës për shtëpi dhe nuk e di se kush është kontakti i parë nga i cili e kam marrë. Tani kam bërë skanerin dhe ka dalë që 70% e mushkërive funksionojnë mirë, jam akoma me oksigjen”, u shpreh deputeti.

Alimadhi bëri një deklaratë të fortë duke thënë se edhe në spital bëhet politikë dhe për këtë ka rrëfyer eksperiencën e tij personale.

“Në spital bëhet politikë. Kam telefonuar në 127 dhe nuk janë marrë masat e duhura. Vetëm kur e bëra publike rastin u kushtua një vëmendje më e madhe. Kam persona në fisin tim që kanë telefonuar 127 dhe u është thënë, në qoftë se keni temperaturë merrni një paracetamol, ose keni dhimbje fyti, pini çajra etj. Nuk u bë një studim për këtë rast. Prandaj them unë se bëhet politikë”- tha Alimadhi.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet