Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

‘Baldushku’ godet dy shpërndarësit e drogës, sekuestrohet kokainë dhe kanabis

TIRANË- Goditet një rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla dhe i tentativës për kultivim të bimëve narkotike në kuadër të operacionit të koduar “Baldushku” që vuri në pranga dy të rinj. Nga operacioni u sekuestruan doza me kokainë, 1.1 kilogramë kanabis e ndarë në doza dhe 12 gota plastike të kultivuara me fara kanabis.

Të arrestuarit janë; B. Z. 22 vjeç dhe F. A. 30 vjeç, të dy banues në Tiranë. Sipas policisë F. A. merrej me tregtimin e lëndës narkotike kanabis dhe kokainës, në zonën e Njësisë Administrative Baldushk dhe zonave përreth saj.

Gjatë operacionit, në vendin e quajtur Picallë u konstatua i ndaluar automjeti në posedim të F. A., i cili ishte së bashku me B. Z. dhe nga kontrolli në banesat e tyre u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1.1 kilogramë lëndë narkotike kanabis, 5 doza me kokainë dhe 12 gota plastike të kultivuara me fara kanabisi.

Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dhe dy aparate celularë, një peshore elektronike dhe automjeti në pronësi të F. A.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet